Koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, thotë se PDK në terren deklaron se do të bëhet një koalicion me partinë e tyre.
Mihali përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se sot ka pasur zhvillim të r inga opozita, gjersa shton se deklaratat për koalicion vijnë nëpër takime të vogla, nëpër fjalë me rrotlla dhe “ala SHIK”.
“Sot pati një zhvillim të ri nga opozita. Nuk foli Memli.
U desh të fliste Vlora Çitaku. Dihet kur del Vlora.
Këto ua ka thënë njerëzve nëpër takime të vogla, e nëpër fjalë me rrotlla, ala SHIk, siç dinë vetëm ato të sajojnë insinuata me të cilat krijojnë rrethana të përkohshme në terren.
Javët që kaluan, nëpër kësi “nejash” e zinxhiri fjalësh që i përcjellin nga kafehanja në kafehane, e shpërndanë gjoja infon se tashmë është arrit dakordimi”, ka shkruar Mihali.
Ajo pohon se PDK është katandisur në konglomerat të kafexhive në qytete e fshatra, ashtu sikur grupi parlamentar i tyre, ca të Prishtinës e ca të rrethinës.
“Se PDK është katandisur në konglomerat të kafexhive, në qytete a fshatra, si grupi parlamentar i tyre, ca të Prishtinës me rrethinë, ca të Sami Lushtakut, kjo po dallohet çdo ditë e më shumë.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore