Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka goditur Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se duhet që edhe së paku një mandat të jetë në opozitë.
Duke folur mbi propozimin e Kreut të LDK-së për qeveri të tranzionit, duke qeshur ai ka thënë se mezi e kanë nxjerrë në opozitë PDK-në pas 20 vjetësh dhe se nuk e kupton pse po duan që ta kthejnë këtë parti në pushtet.
“Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithëpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë., Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK-në në qeverisje”, ka deklaruar Kurti në rtk.
Të tjera
Pamjet nga protesta në Hagë nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht
Kurti mirëpret të rinjtë rajonalë për dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen
Evropiani 2027 Shqipëri – Serbi, ky është veprimi i fundit i UEFA-s