PDK përmes një komunikate për media kanë reaguar lidhur me propozimin e mandatarit të dytë nga LVV për kryeministër.
PDK në komunikatë thotë se në një situatë ku është e qartë që s’ka një shumicë për votimin e Qeverisë, mandatimi i Glauk Konjufcës nga presidentja Osmani, do të përbënte humbje kohe, zvarritje dhe thellim të mungesës së besimit në institucione.
“Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”, thuhet në komunikatë.
PDK në komunikatë thekson se injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit.


Të tjera
Presidenca ndan foto nga momenti kur Osmani e mandatoi Konjufcën për Kryeministër
Çka është “gjumi i pastër”?
Detyrimi im është për të parë se kush i ka nga ata gjasat më të mëdha, Konjufca më bindi