Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e cila u la jashtë kabinetit qeveritar që dështoi, thotë ka drejtuar akuza në drejtim të partive tjera që nuk e votuan Qeverinë Kurti 3, përcjell KosovaPost.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe, të gjithë bashkë, pamundësuan jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj i plotë:
Lëvizja ka qenë dhe do të mbetet përherë me qytetarët, për të mirën e vendit, për drejtësi, për barazi e zhvillim. Qytetarët e dinë këtë, ata vlerësojnë integritetin e Kryeministrit Albin Kurti, guximin e tij, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur.
Falë Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Kurti, Qeverinë e Kosovës nuk e përcakton më Beogradi përmes Listës Serbe, ata nuk janë më faktorë në vendimmarrje.
Nuk ka më as marrëveshje koalicioni që në nenin e parë parashikojnë “… do të formohet Asociacionin brenda 3–5 muajsh”, siç ishte rasti me marrëveshjen PDK–LDK–Srpska.
Shteti nuk mund të dëmtohet për hir të pushtetit!
Sot, PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe, të gjithë bashkë, pamundësuan jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3. Ky është skenar që e kemi parë edhe më herët, kur u rrëzua Qeveria Kurti 1.
Por, sa herë që përpiqen të na ndalin, ne dalim edhe më të fortë.
Vazhdojmë punën, angazhimin dhe përkushtimin për vendin tonë.Për zhvillim, për drejtësi, për Republikën!Kthim prapa s’ka.
Është koha e Albin Kurtit, është koha e VETËVENDOSJES!



Të tjera
Zgjidh sportin e duhur për ty
“Miqtë” që duhet t’i largojmë nga jeta jonë
Pesë gjëra që duhet t’i dini