Opinionisti thotë se partia duhet të hapë garë të brendshme të drejtë dhe të çlirohet nga oligokracia e brendshme për të forcuar mundësitë në zgjedhjet e ardhshme.
Opinionisti politik, Bleron Baraliu, ka paralajmëruar se Partia Demokratike e Kosovës rrezikon të hyjë në një humbje të garantuar nëse vendos të imponojë Bedri Hamzën si kryetar pa garë të hapur dhe reale.
Në një postim në rrjetet sociale, Baraliu krahasoi situatën me zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku tërheqja e Joe Biden solli vendosjen e Kamala Harris nga drejtuesit partiakë, duke rezultuar me humbjen e partisë përballë Donald Trump. Sipas tij, e njëjta logjikë e mbyllur mund të fundosë PDK-në në garën kundër Vetëvendosjes dhe Albinit.
Baraliu kërkon që partia të çlirohet nga oligokracia e brendshme dhe të organizojë një garë të mirëfilltë, ku kandidatë si Behrami, Gruda, Deliu, Çitaku, Aliu, Totaj dhe të tjerë të aftë mund të konkurrojnë realisht, duke sjellë energji të re dhe besim tek elektorati.
Ai thekson se gara e brendshme duhet të shërbejë për të forcuar partinë dhe jo për të humbur mundësinë për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Baraliu nënvizon se vetëm një proces demokratik dhe transparent mund të garantojë suksesin e PDK-së dhe të shmangë përsëritjen e skenarëve të mëparshëm të dështimit.



Të tjera
Nëse shënoj dhe fitojmë, s’ka me pasë njeri ma t’lumtun n’botë
Si të ulni shtypjen e gjakut me vetëm këtë ushqim
Konventa duhet të mbahet brenda 5 ditësh, mirëpresim garën e brendshme