Kryetar i partisë Guxo, Faton Peci, ka adresuar akuza ndaj LDK-së që sipas tij është shndërruar në shoqëri aksionare.
Pas refuzimit të LDK-së për takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Kosovës, Peci tha LDK-ja e tanishme është një projekt i ri politik që nuk i përket të kaluarës institucionaliste të LDK-së.
Peci: LDK-ja është shndërruar në një shoqëri aksionare
“LDK-ja kam përshtypjen se është shndërruar në një shoqëri aksionare. Sikur është e privatizuar dhe varet se çka thonë aksionarët. Meqenëse kam qenë në LDK një kohë të gjatë ajo çka LDK-ja është angazhuar të kaluarën por si duket rruga e re është një projekt i ri politik që nuk ka të bëjë me LDK-në e së kaluarës”, tha Peci.
Duke folur për komunikimet e eksponentëve të LVV-së me deputetë individualë të Kuvendit, ai tha se kjo është një gjë normale.
Sa i përket komunikimit të Glauk Konjufcës me Gani Gecin, ai tha se publikimi i mesazheve në media të këtij të fundit nuk është pjekuri politike.
Peci: Gani Geci nuk tregoi pjekuri politike
“Nuk ka asgjë të jashtëligjshme nëse kërkohet vota e deputetëve. Unë s’kam kontaktuar me asnjërin prej deputetëve të opozitës, por prej këtu po i bëj thirrje që të votojnë kryetaren e Kuvendit… Sa i përket një telefonate që nuk e di a ka ndodhur, por unë kam një respekt për familjen Geci, por një mesazh miqësor për zotëri Gecin se nuk është pjekuri politike që komunikimet me sms dhe thirrje të bëhen publike në media. Unë po iu tregoj dhe mundeni me pyet Gecin se a i ka dërguar ndonjë mesazh ndokujt pas procesit zgjedhor nga koalicioni LVV-GUXO-Alternativa”, tha ai.
Duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive ishte edhe deputeti Nezir Kraki, i cili arsyetoi mungesën e tij në seancën e kaluar.
Kraki: S’ka ndonjë arsye filozofike pse kam munguar
“S’ka ndonjë arsye filozofike pse kam munguar. Kam ardhur të punojë për Kosovën dhe jam në politik të punuar konkretisht. Normalisht si mësimdhënës atje është koha e provimeve dhe është dashur të jem atje për m’i përmbyllë disa gjëra”, tha ai.
Të tjera
Sa është pagesa e kalimit me makinë në autostradat e vendit?
BE e Franca dënojnë shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë
Vuçiq, kalë troje i Putinit në Ballkan