Në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, Komuna e Mitrovicës ka ndarë nga 50 euro për fëmijët autikë.
Kryetari i kësaj komune, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky vendim është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional, si dhe zotim për mbështetje edhe në forma të tjera.
“Angazhimet tona do të jenë gjithëpërfshirëse për të avancuar pozitën dhe ngritur kualitetin e shërbimeve ndaj kësaj kategorie. Një shoqëri e avancuar përkujdeset për secilën kategori”, ka shkruar ai.



Të tjera
Rregullat psikologjike të joshjes
Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra
Demonstratat e vitit ‘81 shënuan një kthesë në vetëdijen shoqërore