Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa ka bërë të ditur se është zhvilluar një diskutim i hapur dhe demokratik për të gjitha çështjet, përfshirë analizën e rezultatit të zgjedhjeve të fundit, raporton GazetaBlic.
Ai njoftoi se, me kërkesë të kryetarit të LDK-së, më 31 janar do të thirret Kuvendi i LDK-së, në të cilin kryetari do të ofrojë dorëheqjen e tij.
“Pati një diskutim të hapur dhe demokratik për cdo pikë të mundshme, duke filluar nga një analizë e rezultatit të zgjedhjeve të fundit dhe duke kulmuar, sipas kërkesës së kryetarit të LDK-së, do të ftohet Kuvendi i LDK-së më 31 Janar, në këtë Kuvend do të ofrojë dorëheqjen e tij”, tha Mustafa.



Të tjera
Edukata e ngrënies
Procesi i rinumërimit të votave, Prokuroria: Fajtorët do të ndëshkohen
Me 31 janar Abdixhiku ofron dorëheqjen, vendimi në duar të delegatëve