Pensionohet Zv. Komandanti i Gardës Kombëtare, Kolonel Skender Hoxha

Pensionohet Zv. Komandanti i Gardës Kombëtare, Kolonel Skender Hoxha

Me rastin e përfundimit të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, u zhvillua ceremonia e pensionimit të Zv. Komandantit të Gardës Kombëtare, Kolonel Skender Hoxha, transmeton KosovaPost.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, Kolonel Hoxha u prit në një takim lamtumirës nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili vlerësoi lart profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin e tij në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku me këtë rast edhe i ndau Medaljen e Karrierës.

Me këtë rast edhe në ambientet e Kazermës “Evropianet e Rinjë” në Pomozotin, u organizua një ceremoni zyrtare ku ishin prezent personalitete të larta si nga FSK, po ashtu edhe nga Ministria e Mbrojtjes, të cilët uruan Kolonel Hoxhën për pensionimin dhe gjithashtu falënderuan për kontributin e tij si në luftën për çlirim, po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

FSK i shpreh falënderimet më të sinqerta për punën dhe sakrificën e tij, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në etapën e re të jetës.