Moderatorja dhe opinionistja e njohur, Xheneta Fetahu, ka zbuluar një episod interesant nga një udhëtim i saj në Dubai, ku për pak sa nuk u përball me një situatë të pakëndshme me autoritetet lokale.
E ftuar në panelin e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, teksa diskutohej për kodin e veshjes në vende dhe institucione të ndryshme, Xheneta ndau një histori personale, e cila i habiti të gjithë të pranishmit.
“Nuk e dija që në Dubai kishte një kod veshje. Kam qenë me xhinse dhe një bluzë me shpinë goxha të hapur, sepse ishte shumë vapë. Dhe më ndaluan në rrugë duke më thënë se nuk mund të dilja kështu,” rrëfeu ajo.
Moderatorja Nevina Shtylla, e cila drejton panelin, e pyeti se si reagoi në atë moment. Pa u menduar gjatë, Xheneta tregoi se gjeti një zgjidhje të shpejtë:
“Unë u futa në një dyqan, bleva një xhaketë dhe e vesha. Vetëm kështu shpëtova situatën,” u shpreh ajo me humor.
Xheneta, gjithmonë në qendër të vëmendjes
Nuk është hera e parë që Xheneta Fetahu ndan rrëfime personale që ngjallin interes tek publiku. Vetëm një ditë më parë, ajo ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku bëri një rrëfim më emocional për jetën e saj private, duke folur edhe për marrëdhënien me fituesin e “Big Brother VIP 4”, Gjesti.
Përveçse pjesë e ekraneve shqiptare, Xheneta është komentuar shpesh edhe për stilin e saj, që shpesh e vendos në qendër të vëmendjes në rrjete sociale. Episodi në Dubai duket se e ka bërë edhe më të vetëdijshme për rregullat strikte të vendeve të huaja, veçanërisht ato me kode të veçanta të veshjes.
Të tjera
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë
Fjalët e Manajt bëjnë jehonë në Beograd: “Provokues” – shkruajnë mediat serbe