Për dhëmbë të shëndetshëm konsumoni djathë – Ekonomia Online

Për dhëmbë të shëndetshëm konsumoni djathë

Një studim i bërë nga profesionistët dentarë
tregoi se ngrënia e djathit mund të ndihmojë për të parandaluar dëmtimet e
dhëmbëve.

Janë testuar katër grupe që kanë konsumuar
qumësht, kos pa sheqer, parafinë dhe djathë, balanca e pH në zona të ndryshme
të gojës së tyre u testuan para dhe pas konsumimit.

Niveli i pH më i ulët se 5.5 mund të rrezikojë
dhëmbët për shkak të erozionit dhe për shkak të acideve të krijuara në gojën
tuaj.

Ndërsa grupet që pinë qumësht, parafine dhe
kos pa sheqer nuk treguan ndonjë ndryshim të rëndësishëm, grupi që hëngri
djathë përjetoi një rritje në niveleve të pH.

Mund të jetë gjithashtu që disa përbërës të
djathit që adertohen në dhëmbë, duke i mbrojtur ato nga acidi. Sido që të jetë,
dhëmbët janë të përbërë nga të njëjtat substanca si kockat.

Ashtu si djathi është i dobishëm për shëndetin
tuaj të kockave, ai gjithashtu mund të ketë efekte pozitive në shëndetin tuaj
dentar.

Djathi mund t’ua mbajë dhëmbët e fortë dhe të
parandalojë punën e shtrenjtë dentare që rezulton nga prishja.