Për herë të parë në Podujevë nis Shërbimi i Hemodializës. Të pranishëm për inagurimin e objektit do të jenë Kryeministri Kurti dhe Ministri Vitia

Për herë të parë në Podujevë nis Shërbimi i Hemodializës. Të pranishëm për inagurimin e objektit do të jenë Kryeministri Kurti dhe Ministri Vitia

Në Podujevë do të fillojë për herë të parë ofrimi i Shërbimit të Hemodializës, një zhvillim i rëndësishëm për përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore për pacientët me sëmundje të veshkave në këtë komunë dhe rajon.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet në objektin e Poliklinikës Specialistike, në rrugën “Hakif Zejnullahu”, dhe do të jetë e pranishme edhe udhëheqja e lartë institucionale, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia.

Lexo më shumë  Lirohet edhe një banesë e uzurpuar në Mitrovicën e Veriut

Ky shërbim pritet të lehtësojë ndjeshëm barrën për pacientët që deri tani janë detyruar të udhëtojnë në qendra tjera për trajtim, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe qasjen e barabartë në kujdesin shëndetësor.