Mallorca mori një fitore historike pas plot 14 viteve ndaj Real Madridit.
Protagonisti kryesor ishte Vedat Muriqi i cili nisi të qajë pas golit të minutave shtesë, ku me një goditje të fuqishme e la portierin Andriy Lunin plotësisht të shtangur.
Duke festuar, Muriqi i cili ka kaluar një periudhë të rëndë emocionale këto ditët e fundit, ku u sulmua nga tifozët me akuzimet se “i shiti taktikat” te Turqia nuk arriti t’i ndalë lotët.
Në momentin kur Muriqi ra në gjunjë dhe shihej tepër i emocionuar, afër i erdhi bashkëlojtari Mojica i cili u dëgjua duke bërtitur “Për Kosovën”, që lënë të kuptohet se ky gol ishte vetëm për shtetin tonë.
Ndërkohë, Muriqi edhe u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, kurse ishte goli i 19-të në La Liga, katër prapa Kylian Mbappes./Telegrafi/



Të tjera
Sodë buke dhe mjaltë, një kurë natyrale për njerëzit me probleme dermatologjike
Proʻtesta masive në Tel Aviv kundër lu*ftës me Iranin
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit