Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Gjermani, ka zhvilluar në Berlin takime me mërgatën atje.
Osmani ka bërë të ditur se i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave politikanes gjermane Marieluise Beck, për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Kosovës.
“Në Berlin, së bashku me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, kaluam një mbrëmje plot emocion e mirënjohje. Pata nderin t’i dorëzoj Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës – një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”, ka shkruar Osmani.




Të tjera
Rregullat e mirësjelljes me ish të dashurin
Aktivitetet fizike zvogëlojnë rrezikun që të prekeni nga sëmundjet e zemrës
Ja një mënyrë për ta përpunuar këtë titull për portal dhe për Facebook me hashtag: