Profesori universitar dhe ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka publikuar një video në Facebook ku njofton se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përcjell KosovaPost.
Haskuka kujtoi angazhimin e tij në LVV që nga viti 2014, kur u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa më pas shërbeu si kryetar i Komunës së Prizrenit. Ai tha se vizioni i tij politik mbetet zhvillimi “human, i drejtë, me dinjitet” dhe ndërtimi i një shoqërie me “drejtësi e barazi për të gjithë”.
Në videomesazh, Haskuka theksoi se mbështet Kurtin për shkak të, siç u shpreh ai, vazhdimit të rritjes ekonomike, rritjes së buxhetit të shtetit, të pagave dhe të mbështetjes sociale për lehonat, fëmijët, pensionistët dhe kategoritë në nevojë. Ai shtoi se është për një qeverisje “në shërbim të qytetarëve, e jo të grupeve të interesit”, si dhe për një ekonomi ku “përfitojnë bizneset, jo monopolet”.
Haskuka u bëri thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të votojnë për Albin Kurtin për kryeministër.



Të tjera
Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet në rrugën e reformave
LDK garanton stabilitet dhe ecje euroatlantike
Për dhëmbë të shëndetshëm konsumoni djathë