Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se SHBA po bën paqe në të gjithë botën.
Ai gjatë fjalimit të tij në në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami të mërkurën, përmendi sërish se për tetë muaj, u dha fund siç e ka thënë tashmë disa herë “tetë luftërave”.
Trump këtu, ashtu si edhe në deklaratat e mëparshme ka përmendur edhe Kosovën e Serbinë.
“Për tetë muaj i dhashë fund tetë luftërave, duke përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë, Kongos dhe Ruandës, që kishin vazhduar për një kohë të gjatë… Pakistanit dhe Indisë…, Izraelit dhe Iranit, Egjiptit dhe Etiopisë, Armenisë dhe Azrebejxhanit, Kamboxhia dhe Tajlanda. Të gjithë ishin në luftë…”, tha Trump ndër të tjera.



Të tjera
LDK vazhdon fushatën në Vushtrri, Abdixhiku premton investime kapitale
LDK vazhdon fushatën në Vushtrri, Abdixhiku premton investime kapitale
Hamza kërkon votën në Malishevë, premton rritje pagash dhe pensionesh