Në këtë përvjetor, kujtimi i viktimave shërben për të nderuar jetët e humbura dhe për të kërkuar drejtësi e të vërtetë.
Islam Thaçi, invalid i luftës së UÇK-së, ish-asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-drejtor i Mirëqenies Sociale në Prizren, rrëfeu për përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burg dhe mënyrën se si mësoi për vrasjen e babait të tij, Ymer Thaçit, në masakrën e lagjes “Tusus”. Ai theksoi se krimet ndaj popullatës civile kanë shoqëruar historikisht luftërat e shqiptarëve dhe se Masakra e Reçakut nxiti reagimin ndërkombëtar ndaj dhunës në Kosovë.
Thaçi shtoi se kujtimi i viktimave duhet të mbetet një thirrje e vazhdueshme për drejtësi dhe mos harresë, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më.


Të tjera
`InTriper`: Shqipëria 2026: Plazhe magjike, kulturë autentike
A e redukton çokollata stresin?
Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës