Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vendosur të organizojë një event interesant për tifozët para ndeshjes Kosovë-Suedi.
Në emisionin “Kosova Today”, ambasadori tha se Suedia ka shanse më të mëdha për të fituar karshi Kosovës.
Ndër të tjera ai thotë se Kosovën e mbështet 364 ditë në vit, por jo edhe të hënën.
Sa i përket organizimit dhe surprizave që ka përgatitur për ditën e hënë, Westerlund thotë se ata të cilit nuk kanë bileta, do të kenë një monitor të madh ku do të mund ta shijojnë ndeshjen Kosova-Suedi.
Ai thotë se do të ketë pije dhe ushqim për të gjithë pjesëmarrësit.



Të tjera
Metodat që i përdorin profesionistët për ta larguar stresin
Nëse arrihet një marrëveshje, SHBA-ja do të marrë uraniumin e pasuruar të Iranit
Nafta bie, bursat rriten pas deklaratës së Trump për bisedime me Iranin