Sa vijnë e kalojnë ditët, gjithnjë e më shumë po afrohet sfida e madhe (11 tetor) mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Ndeshja do të luhet në Leskovc, ndërsa Shqipëria padyshim se do të kërkojë tre pikë që do të afrojnë drejt play-off-it.
Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq çudit me një ftesë.
Media boshnjake “Sportsport” ka shkruar mes të tjera: “Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë më pak të zjarrtë në stadiumin në Leskovc, ku do të mblidhen tifozë të shumtë, si dhe figura të futbollit.
Midis tyre pritet të jetë Hristo Stoiçkov, ish-lojtari më i mirë në botë dhe fituesi i ‘Topit të Artë’.
Me ftesë të trajnerit Dragan Stojkoviq – Piksi dhe drejtuesve të Federatës së Futbollit të Serbisë, Stoiçkov thuhet se ka pranuar ftesën për të ndjekur drejtpërdrejt derbin ballkanik”.



Të tjera
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar
Kosovën nuk e shohin më si kundërshtar të lehtë, shqetësim mungesat dhe atmosfera