Sulmuesi i West Hamit, Nicklas Füllkrug, pritet t’i bashkohet Milanit në formë huazimi, me opsion blerjeje nga klubi anglez, me 32-vjeçarin që do të kryejë testet mjekësore me gjigantët e Serie A nesër, më 23 dhjetor.
Sky Sport Italia dhe Gazzetta raportojnë se Füllkrug do të mbërrijë në Itali mbrëmjen e sotme dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore nesër.
Të mërkurën, në prag të Krishtlindjes, Füllkrug do të stërvitet për herë të parë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të vitit 2026 kundër Cagliarit, falë një miratimi të posaçëm nga FIGC.
Football Italia bën të ditur se opsioni i blerjes në fund të sezonit për Milanin do të jetë nga 11 deri në 13 milionë euro.
Sulmuesi Gjerman ka hasur në telashe për të gjetur minutazh të West Ham, ku është paraqitur vetëm në 413 minuta në total përgjatë 9 ndeshjeve, ku nuk ka arritur të shënoj ende asnjë gol.



Të tjera
Ne kemi besim të plotë në administratën Trump
Kurti në Prishtinë premton 1 miliard investime në prodhimtari dhe ushtri
Disa mënyra të parandalimit të prekjes nga aritmia