Dy nga ta kanë marrë nga gjashtë vjet burg, ndërsa i pandehuri i tretë, katër vjet e tetë muaj. Ata duhet t’i paguajnë gjithashtu gruas së re 60,000 euro dëmshpërblim.
Gjykata Rajonale e Bolzanos ka dhënë vendimin e saj në procesin gjyqës për përdhunimin e një turisteje finlandeze në Val Gardena dy vjet më parë. Tre punëtorë sezonalë nga Kosova – të moshës 21, 26 dhe 27 vjeç – janë shpallur fajtorë, transmeton albinfo.ch.
Dy nga burrat kanë marrë nga gjashtë vjet burg, ndërsa i pandehuri i tretë u dënua me katër vjet e tetë muaj. Autorët duhet t’i paguajnë gjithashtu gruas së re 60,000 euro dëmshpërblim, shkruan stol.it.
Dënimet ishin më të ulëta se ato të kërkuara nga prokurori publik. Prokurori kishte kërkuar një dënim prej dhjetë vjetësh burg për secilin dhe mbi 300,000 euro dëmshpërblim. Pala civile kishte kërkuar gjithashtu pagesën e kësaj shume.
Krimi ka ndodhur në janar 2023, kur turistja finlandeze u sulmua seksualisht disa herë. Arsyetimi i vendimit do të shpallet brenda 90 ditësh. Mbrojtja do të ketë më pas mundësinë të apelojë. Vendimi nuk është ende përfundimtar.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit