Një përdorues i Samsung Galaxy Ring u detyrua të shkonte në spital dhe u ndalua të hipte në fluturim pasi bateria e unazës së tij filloi të fryhej.
Daniel Rotar, një YouTuber britanik me mbi 1.63 milion abonentë, ndau përvojën e frikshme në X (ish-Twitter). Ai shkroi me shqetësim:
“Bateria e Samsung Galaxy Ring tim filloi të fryhej. Dhe unë e kisha në gisht, teksa po përgatitesha të hipja në fluturim. Tani nuk mund ta heq dhe më dhemb shumë. Dikush ka ndonjë këshillë të shpejtë?”



Fotot që shoqëronin postimin tregonin unazën e ngushtuar në gishtin e tij, që kishte nisur të skuqej nga presioni. Një foto e afërt e baterisë tregonte se ajo po fryhej në disa vende brenda unazës.
Pas disa orësh, Rotar konfirmoi se bateria e fryrë e kishte detyruar të humbiste fluturimin dhe të shkonte urgjentisht në spital për të hequr unazën. Ai shtoi: “Nuk do të përdor më kurrë një unazë inteligjente.”
Ai provoi ta hiqte unazën në aeroport me ujë, sapun dhe krem dore, por pa sukses. Përkundrazi, bateria u fry më shumë. Në spital, mjekët përdorën akull dhe një lloj lubrifikanti mjekësor për ta hequr unazën. Fotot e unazës pas heqjes tregojnë qartë vendet ku bateria ishte fryrë.



Ngjarja bëri që Rotar të humbiste fluturimin dhe të paguante një hotel për të vazhduar udhëtimin ditën tjetër. Shkencëtari i teknologjisë nuk e di pse bateria filloi të fryhej, por përmendi se ndodhej në Hawaii, ku unaza ishte ekspozuar ndaj temperaturave të larta dhe ujit të kripur. Përdoruesi e thekson se udhëtimet e mëparshme nuk duket të kenë ndikuar.
Një zëdhënës i Samsung tha për Daily Mail: “Siguria e klientëve tanë është prioriteti ynë kryesor. Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë, dhe jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me zotin Rotar për të marrë produktin dhe kuptuar shqetësimet.”
Të tjera
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike
Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë