Përfaqësues të Shërbimit Sekret të ShBA’së takim me Policinë e Kosovës, flasin për thellim bashkëpunimi

Përfaqësues të Shërbimit Sekret të ShBA’së takim me Policinë e Kosovës, flasin për thellim bashkëpunimi

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur sot në një takim zyrtar një delegacion të përbërë nga përfaqësues Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë, përcjell KosovaPost.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia thuhet se u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve institucionale.

“U theksua gjithashtu mbështetja e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Policinë e Kosovës ndër vite, duke kontribuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e institucioneve të sigurisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar dhe zgjeruar partneritetin strategjik me institucionet amerikane në shërbim të sigurisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.