Gjendja aktuale e sigurisë në veri të vendit, është e qetë dhe nuk është raportuar asnjë incident, pavarësisht zhvillimeve të fundit në këtë zonë ku u mbyllën objekte të komunave ilegale serbe.
”Perfekt, krejt OK, s’ka probleme”, është përgjigjur Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Kujtojmë që lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës, e cila rekomandoi mbylljen e komunave ilegale serbe në veri, reagim të menjëhershëm pati KFOR, e cila forcë për të qëndruar në gatishmëri të çfarëdo situate përshkallëzuese, u pozicionua pranë Urës së Ibrit.
Njëkohësisht, edhe gjatë ditës së sotme si shkak i rendit dhe sigurisë, në rrugët që çojnë deri tek ish-objektet e komunave që vepronin ilegalisht, ishin të pozicionuara autoritetet e Policisë së Kosovës.



Të tjera
Policia konfirmon shembjen e murit mbi automjet në Han të Elezit, shoferi pësoi lëndime
Shenjat që tregojnë je më i stresuar sesa që dukesh
Cenaj, Kulla ‘Eksod 99’- Kjo që shihet nga fotografitë e luftës në Kosovës nuk është asgjë tjetër përveçse gjenocid!