Ecja nëpër shi, ndonëse shpesh shihet si e pakëndshme, mund të ketë disa përfitime interesante – si për trupin ashtu edhe për mendjen
Shumë njerëzve iu pëlqen zëri i shiut që bie, shumë njerëzve iu duket romantik e i kënaqshëm, e disa tjerëve era e shiut ju duket relaks për nervat
Ecja në shi mund të jetë përvojë shëruese sepse e qetëson mendje dhe i liron emocionet e mendimet e shtypura
Era e shiut madje e ka edhe në emër të veçantë, “Petrichor”, të cilin ia kanë lënë dy shkencëtarë australianë në vitet e 1960’ta.
Ditët me shi janë ideale për ju nëse jeni të stresuar, ndiheni të mërzitur ose thjesht ju nevojitet pak kohë të relaksoheni dhe ta shijoni momentin, transmeton Telegrafi

Më poshtë i keni disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell ecja në shi:
▪ Era e shiut e freskon mendjen
▪ Lagështia e madhe e mban lëkurën e flokët të hidratuara, prandaj shiu është i mirë për skalpin dhe lëkurën
▪ Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se aktivitetet fizike që bëhen në mot të ftohtë e me shi ndikojnë që të digjni më shumë kalori e yndyrë
▪ Të ecësh në kushte të lagështa kërkon më shumë vëmendje dhe përqendrim muskulor, duke ndihmuar në ekuilibër dhe koordinim.
▪ Shiu ndikon në pastrimin e ajrit duke e absorbuar pluhurin dhe mikrobet, prandaj ju do të jeni më të shëndetshëm
▪ Shëtitja në shi iu ndihmon njerëzve t’i shohin problemet nga një perspektivë tjetë
▪ Trupi djeg më shumë kalori për të ruajtur temperaturën në kushte më të ftohta.
▪ Shiu shpesh nxit emocione të thella, që ndihmojnë në shprehjen artistike (shkrim, muzikë, mendime reflektive).
▪ Ndihmon në rikthimin e ndjenjës së thjeshtësisë dhe lidhjes me botën natyrore, që shpesh mungon në përditshmëri.



Të tjera
Nisni mëngjeset me çaj kamomile
Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës
Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit