Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025 dhe se dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 30 mars.
Në njoftim thuhet se manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 05:41, me faljen e namazit të sabahut të cilit do t’i prij, Hetem ef. Sopjani , pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni -anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës .
Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 06:59 minuta të cilit do t’i prijë, Vedat ef. Sahiti -kryeimami i BIK-ut.
Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Në njoftim thuhet se me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 30 mars 2025, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.



Të tjera
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Tonik nga majdanozi, për një fytyrë të re
Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës