Ka përfunduar numërimi i votave me postë në Komunën e Gjilanit, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari aktual i komunës, Alban Hyseni, ka dalë i pari me 51.76% të votave të diasporës.
Në vend të dytë renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Arbër Ismajli, i cili ka marrë 36.53% të votave të ardhura me postë.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të cilat përfshijnë votat brenda territorit të Kosovës, Hyseni prin në Gjilan me 49.76%, ndërsa Ismajli renditet i dyti me 34.24% të votave të fituara.
“Ky rezultat dëshmon mbështetjen e madhe që kemi edhe nga bashkatdhetarët tanë. Faleminderit për besimin e vazhdueshëm,” ka deklaruar shkurt Hyseni në një reagim në rrjetet sociale.



Të tjera
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror
Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane