Përfundon muaji i shenjtë i Ramazanit, sot festohet Fitër Bajrami

Përfundon muaji i shenjtë i Ramazanit, sot festohet Fitër Bajrami

Sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam.

Me këtë rast, në orët e hershme të mëngjesit do falet namazi i Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë e vendit.

Qindra qytetarë mblidhen për të kryer këtë ritual të shenjtë, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazani.

Fitër Bajrami simbolizon sakrificën, faljen dhe ndihmën ndaj atyre në nevojë, duke përforcuar vlerat e solidaritetit dhe harmonisë në shoqëri.