Përfundon numërimi i votave: VV fituese e padiskutueshme – çfarë pritet nga legjislatura e re

09.01.2026 – 19:32

PZAP-ja e hedh poshtë kërkesën e PDK-së për shfuqizimin e mijëra votave me postë

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi të premten vonë se e ka hedhur poshtë si të paafatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

PDK – e cila doli e dyta në zgjedhje – kërkoi nga PZAP-ja të enjten t’i shpallë të pavlefshme votat në fjalë, duke thënë se ato ishin dërguar me postë nga jashtë vendit me vonesë, pas afatit të lejuar ligjor.

Në një njoftim të premten, PZAP-ja tha se partia e udhëhequr nga Bedri Hamza bëri ankesë pas afatit të paraparë ligjor prej 48 orësh për paraqitjen e ankesës, prandaj paneli nuk do ta shqyrtojë atë.

“Paneli ka vlerësuar se ankesa është parashtruar pas afatit ligjor për paraqitjen e ankesës, sipas nenit 119, paragrafi 1 të LZP-së, ku afati për dorëzimin e ankesës është 48 orë nga ndodhja e shkeljes së supozuar, dhe se ankesa është dorëzuar në PZAP më datë 08.01.2026, ndërsa shkelja e supozuar sipas ankuesit ka ndodhur me datën 02.01.2026 dhe 05.01.2026”, thuhet në njoftim.

Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00.

Ditë më parë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tregoi për Radion Evropa e Lirë se komisioni – i cili mbikëqyr procesin zgjedhor në vend – i kishte pranuar rreth 20.000 fletëvotime të dërguara me postë nga mërgata më 2 dhe 5 janar.

Rreth 51.000 qytetarë të Kosovës në mërgatë ishin regjistruar për të votuar përmes postës në këto zgjedhje.

Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi shumicën dërrmuese të votave me postë, 33.556, duke e lënë PDK-në mbrapa me vetëm 4.611 vota të fituara.

Para fillimit të numërimit të votave me postë, PDK-ja ishte në rrugë për t’i fituar 23 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por tani ajo ka humbur një ulëse.

Vetëvendosje, ndërkohë, ka fituar 57 ulëse dhe Kurti pritet ta themelojë qeverinë e re të vendit sapo të verifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

KQZ-ja njoftoi të premten se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave dhe tani ajo pritet ta shpallë rezultatin përfundimtar.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

Tashmë ka përfunduar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, duke shënuar kështu përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, por sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse).

Partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë mund t’i gjeni emrat e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së 10-të.

Deputetët e LVV-së: ALBIN KURTI; GLAUK KONJUFCA; ALBULENA HAXHIU; HEKURAN MURATI; DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ; XHELAL SVEÇLA; HAJRULLA ÇEKO; AVNI DEHARI; MIMOZA KUSARI LILA; EJUP MAQEDONCI; SHQIPE MEHMETI SELIMI; ANDIN HOTI; ARBEN VITIA; SARANDA BOGUJEVCI; EDONA LLALLOSHI; ALBAN BAJRAMI; MEFAIL BAJQINOVCI; NEZIR KRAKI; ARMEND MUJA.

RUFKI SUMA; ADRIANA MATOSHI; JETA STATOVCI; ARDIAN GOLA; HAXHI AVDYLI; ADELINA GRAINCA; BLERIM GASHI; ALBENA RESHITAJ; FATOS GECI; AGIM BAHTIRI; TAULANT KELMENDI; ARTANE RIZVANOLLI BERISHA; FITORE PACOLLI DALIPI; DIMAL BASHA; ARBËR REXHAJ; LABINOTË DEMI MURTEZI; ARBËRESHË KRYEZIU HYSENI; ARTAN ABRASHI; ARJETA FEJZA; HYSEN DURMISHI; ARBËRIE NAGAVCI; ENVER HALITI; LIZA GASHI; VALON RAMADANI; ADNAN RRUSTEMI; JETON RAKA; FATMIRE KOLLÇAKU; ARSIM ADEMI; DRITA PAJAZITI; ROZETA HAJDARI; SALIH ZYBA; FITIM HAZIRI; FJOLLA UJKANI; ILIR KËRÇELI; SYLEJMAN MEHOLLI; VIGAN QORROLLI; VALON HOTI; NAIM BARDIQI.

Deputetët e PDK-së: BEDRI HAMZA; ARIAN TAHIRI; PËRPARIM GRUDA; URAN ISMAILI; SALA JASHARI; VLORA ÇITAKU; ENVER HOXHAJ; ARBEN MUSTAFA; NAIT HASANI; RRAHMAN RAMA; GANIMETE MUSLIU; EMAN RRAHMANI; KUJTIM GASHI; ELMI REÇICA; ARTAN BEHRAMI; XHAVIT HALITI; BESA KABASHI RAMAJ; MERGIM LUSHTAKU; FERAT SHALA; BLERTA DELIU KODRA; ARIANA MUSLIU SHOSHI; ARBNORE SALIHU.

Deputetët e LDK-së: LUMIR ABDIXHIKU; HYKMETE BAJRAMI; UKË RUGOVA; AVDULLAH HOTI; DOARSA KICA XHELILI; KUJTIM SHALA; ANTON QUNI; ARMEND ZEMAJ; LUTFI HAZIRI; JEHONA LUSHAKU SADRIU; JANINA YMERI; BESIAN MUSTAFA; ADELINA THAQI META; FADIL HADERGJONAJ; ERMAL SADIKU.

Deputetët e AAK-së: RAMUSH HARADINAJ; DAUT HARADINAJ; BESNIK TAHIRI; BEKË BERISHA; TIME KADRIJAJ; ALBANA BYTYQI.

Deputetët e Listës Serbe: SLAVKO SIMIQ, IGOR SIMIQ, LILJANA STEFANOVIQ, MILAN KOSTIQ, NEMANJA BISHEVAC, ZLATAN ELEK, MILJANA NIKOLIQ, SRDJAN POPOVIQ, VERICA ÇERANIQ.

Deputeti i Partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”: NENAD RASHIQ.

Deputetët e komuniteteve tjera joserbe: FIKRIM DAMKA, FATMA TAQI, RASIM DEMIRI, EMILIJA REXHEPI, ELBERT KRASNIQI, DUDA BALJE, VETON BERISHA, ARTAN ASLLANI, ADEM HOXHA, ERXHAN GALUSHI.

​Përfundon numërimi i votave, KQZ e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, zgjedhje këto të cilat fituese doli Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se tashmë ky institucion është i gatshëm të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Elezi tregon gaditshmëri për të shpall rezultatet përfundimtare

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, nga ana teknike KQZ është e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, theksoi ai.

Ndërsa, sot në orën 02:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës.

Gjithë procesi i numërimi të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit u krye brenda 12 ditësh, e kjo sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tregon kohë të shpejt dhe efikase të KQZ-së në përmbyllje të këtij procesi.

Elezi: Brenda 12 ditësh përfundoi procesi i numërimit të votave

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Përfundimi i krejt këtij procesi vjen vetëm 12 ditë pas ditës së zgjedhjeve, përbën një kohë shumë të shpejtë dhe efikase të përmbylljes së procesit të numërimit”, u shpreh Elezi.

Partia Demokratike e Kosovës për votat me postë është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes të cilës ankesë po kërkon shfuqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetori , Lëvizja Vetëvendosje fitoi 51.11 për qind të votave, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.19, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 22 deputetët e PDK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të premten në ora 02:00 është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, duke shënuar kështu përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

E në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës ka marr 20.19 për qind ose 192.407 vota. PDK me këtë rezultat do të ketë 22 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Këta do të jenë në 22 deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës:

BEDRI HAMZA 161,931 Vota

ARIAN TAHIRI 71,699 Vota

PËRPARIM GRUDA 66,110 Vota

URAN ISMAILI 56,415 Vota

SALA JASHARI 47,928 Vota

VLORA ÇITAKU 45,190 Vota

ENVER HOXHAJ 39,725 Vota

ARBEN MUSTAFA 39,368 Vota

NAIT HASANI 31,586 Vota

RRAHMAN RAMA 28,847 Vota

GANIMETE MUSLIU 27,518 Vota

EMAN RRAHMANI 27,353 Vota

KUJTIM GASHI 27,180 Vota

ELMI REÇICA 25,789 Vota

ARTAN BEHRAMI 25,207 Vota

XHAVIT HALITI 24,603 Vota

BESA KABASHI RAMAJ 23,410 Vota

MERGIM LUSHTAKU 22,952 Vota

FERAT SHALA 22,036 Vota

BLERTA DELIU KODRA 20,650 Vota

ARIANA MUSLIU SHOSHI 20,147 Vota

ARBNORE SALIHU 17,673 Vota.

Abdixhiku kryeson, Bajrami e Rugova pas tij: Zbardhet lista e deputetëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar përfaqësimin e saj në Kuvendin e Kosovës me 126,102 vota ose 13.23%.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku prin listën e deputetëve më të votuar me 88,445 vota, pas tij vjen Hykmete Bajrami me 57,153 vota, ndërsa Ukë Rugova dhe Avdullah Hoti kanë siguruar përkrahje të fuqishme me mbi 40 mijë vota secili.

Në mesin e deputetëve të zgjedhur janë edhe emra të njohur të skenës politike dhe parlamentare, si Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri, të cilët pritet të kenë rol aktiv në debatet legjislative dhe në mbikëqyrjen e qeverisë.

Këta janë 15 emrat e deputetëve të LDK-së:

LUMIR ABDIXHIKU 88,445 Vota

HYKMETE BAJRAMI 57,153 Vota

UKË RUGOVA 49,605 Vota

AVDULLAH HOTI 44,550 Vota

DOARSA KICA XHELILI 44,110 Vota

KUJTIM SHALA 41,080 Vota

ANTON QUNI 31,899 Vota

ARMEND ZEMAJ 28,803 Vota

LUTFI HAZIRI 26,614 Vota

JEHONA LUSHAKU SADRIU 21,485 Vota

JANINA YMERI 20,508 Vota

BESIAN MUSTAFA 19,391 Vota

ADELINA THAQI META 18,282 Vota

FADIL HADERGJONAJ 17,750 Vota

ERMAL SADIKU 17,645 Vota

Kjo është lista e 57 deputetëve të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca më e madhe politike nga zgjedhjet e fundit parlamentare me 486,994 vota ose 51.11%, duke siguruar gjithsej 57 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës.

Në krye të listës së deputetëve të LVV-së janë figura kyçe të partisë dhe të qeverisë, përfshirë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, etj.

Lista e deputetëve përfshin gjithashtu ministra aktualë, ish-zyrtarë qeveritarë, aktivistë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe figura të reja, duke reflektuar një përzierje të vazhdimësisë politike dhe prurjeve të reja brenda grupit parlamentar të LVV-së.

Lista e 57 deputetëve nga LVV:

ALBIN KURTI 404,023 Vota

GLAUK KONJUFCA 318,532 Vota

ALBULENA HAXHIU 174,335 Vota

HEKURAN MURATI 171,519 Vota

DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ 153,373 Vota

XHELAL SVEÇLA 138,320 Vota

HAJRULLA ÇEKO 122,811 Vota

AVNI DEHARI 108,329 Vota

MIMOZA KUSARI LILA 99,359 Vota

EJUP MAQEDONCI 98,117 Vota

SHQIPE MEHMETI SELIMI 75,905 Vota

ANDIN HOTI 67,619 Vota

ARBEN VITIA 67,272 Vota

SARANDA BOGUJEVCI 51,182 Vota

EDONA LLALLOSHI 44,259 Vota

ALBAN BAJRAMI 43,826 Vota

MEFAIL BAJQINOVCI 41,421 Vota

NEZIR KRAKI 41,025 Vota

ARMEND MUJA 38,420 Vota

RUFKI SUMA 38,256 Vota

JETA STATOVCI 37,902 Vota

ARDIAN GOLA 34,352 Vota

HAXHI AVDYLI 33,644 Vota

ADELINA GRAINCA 29,786 Vota

BLERIM GASHI 29,567 Vota

ALBENA RESHITAJ 29,182 Vota

FATOS GECI 28,078 Vota

AGIM BAHTIRI 27,661 Vota

TAULANT KELMENDI 27,595 Vota

ARTANE RIZVANOLLI BERISHA 27,172 Vota

FITORE PACOLLI DALIPI 27,133 Vota

DIMAL BASHA 26,487 Vota

ARBËR REXHAJ 26,270 Vota

LABINOTË DEMI MURTEZI 25,984 Vota

ARBËRESHË KRYEZIU HYSENI 25,934 Vota

ARTAN ABRASHI 25,388 Vota

ARJETA FEJZA 25,240 Vota

HYSEN DURMISHI 25,096 Vota

ARBËRIE NAGAVCI 24,582 Vota

ENVER HALITI 23,187 Vota

LIZA GASHI 22,826 Vota

VALON RAMADANI 22,309 Vota

ADNAN RRUSTEMI 22,033 Vota

JETON RAKA 20,652 Vota

FATMIRE KOLLÇAKU 20,594 Vota

ARSIM ADEMI 20,591 Vota

DRITA PAJAZITI 20,566 Vota

ROZETA HAJDARI 20,430 Vota

SALIH ZYBA 19,893 Vota

FITIM HAZIRI 19,815 Vota

FJOLLA UJKANI 19,590 Vota

ILIR KËRÇELI 19,127 Vota

SYLEJMAN MEHOLLI 19,112 Vota

VIGAN QORROLLI 18,931 Vota

VALON HOTI 18,834 Vota

NAIM BARDIQI 18,398 Vota

Përfundon numërimi i votave, këto janë rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me shumicën e votave dhe ulëseve në Kuvend.

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar edhe numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.

Pra grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, me përfundimin e numërimit të këtyre votave, përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 57 ulëse, me 51.11 për qind të votave, apo gjithsej 486,994 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 22 ulëse, duke marrë 20.19 për qind të votave, apo 192,407 vota.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 15 ulëse, me 13.23 për qind të votave, përkatësisht 126,102 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6 ulëse, me 5.50 për qind të votave, apo 52,370 vota.

Lista Serbe (Srpska Lista) ka siguruar ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Me këto rezultate, Kuvendi i Kosovës përbëhet nga 120 deputetë, përfshirë edhe ulëset e garantuara për komunitetet joshumicë.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 për qind e trupit votues.

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

Rezultatet e votave të fundit nga diaspora, numërohen 20 kuti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon verifikimin dhe numërimin e 3,185 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur së fundmi nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 20 kuti votimi, ndërsa mbeten për t’u numëruar edhe 17 të tjera.

Rezultatet e përkohshme nga këto fletëvotime janë:

LVV: 885 vota
PDK: 149 vota
LDK: 91vota
AAK: 64 vota

Këto rezultate nuk kanë ndryshuar raportin e mëparshëm të mandateve në Kuvend.

Fletëvotimet janë tërhequr nga kutitë postare në disa qytete të diasporës: Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404).

Numërimi i këtyre votave shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025

Mbi 3 mijë vota të diasporës në numërim, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Nga: A.M.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve të diasporës, mbi 3 mijë sosh, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë.

Deri më tani, janë numëruar 157 kuti, ose 86,26 përqind e votave, përcjell “Bota sot”.

Lëvizja Vetëvendosje, po prin me votat e diasporës, ku gjithsej ka 31,0311 vota ose 72,70%.

Pas saj, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka 4,345 vota ose 10,19%.

Ndërsa, në vend të tretë është PDK me 3,926 vota ose 9,20% dhe në vend të katërt AAK me 1,667 vota ose 3,91%.

Nis numërimi i 3 mijë votave të fundit nga diaspora

Sonte duke filluar nga ora 20:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë.

Numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor.

Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.