Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në 239 shkolla, duke përfshirë rreth 7 mijë e 300 nxënës 15-vjeçar.
Fokusi kryesor në këtë testim ishte shkenca dhe mjedisi. Ndërkohë, njohësit e fushës së arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultate.
E njohësi Xhavit Rexhaj, thotë se nxënësit duhet të mësohen të përshtaten me metodologjitë e reja që i kërkon PISA.
Testimi ndërkombëtar PISA është zhvilluar në 239 shkolla të Kosovës, duke përfshirë rreth 7 mijë e 300 nxënës 15-vjeçar. Fokusi kryesor këtë herë ishte shkenca dhe mjedisi.
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, vlerëson performancën e nxënësve 15- vjeçar mbi detyrat e jetës reale, që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës.



Të tjera
Osmani organizon pritje festive për mërgatën
30 gjëra që duhet t’i dini para moshës 30 vjeç
LVV do të ketë mbi 50% të votave, gara është për vendin e dytë