Shtabi Emergjent i Komunës së Malishevës, pas vlerësimit të situatës aktuale si pasojë e reshjeve, ka vendosur që të hiqet situata emergjente. Bazuar në të dhëna zyrtare, niveli i ujërave ka rënë dhe gjendja aktuale është stabile, përcjell KosovaPost.
“Shtabi Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit, të cilat u shoqëruan me vërshime dhe dëme të konsiderueshme, pas analizës së gjendjes aktuale ka vendosur që të hiqet gjendja e situatës emergjente në Komunën e Malishevës. Megjithatë, shërbimet emergjente mbesin në gatishmëri të shtuar. Ky vendim është marrë sot, pas mbledhjes së Shtabit Emergjent dhe vlerësimit të situatës në terren. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujërave ka rënë dhe gjendja aktuale është stabile”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Megjithatë kjo periudhë e vërshimeve është përcjellë me dëme të mëdha për çka kryetari Ekrem Kastrati tha se tashmë është formuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve, derisa ka ftuar të gjithë qytetarët e dëmtuar që të parashtrojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve pranë Zyrës së Pritjes në Komunën e Malishevës.



Të tjera
Partia e Nenad Rashiqit fiton një ulëse në Kuvendin e Kosovës
Si të liroheni sa më shpejt nga viruset?
Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës