Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.
Në njoftimin e Presidencës, Osmani thuhet se është njoftuar nga Radoniqi lidhur me procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale, si dhe me përgatitjet që KQZ-ja po bën për mbajtjen e balotazhit më 9 nëntor, transmeton KosovaPost.
“Në këtë kontekst, u diskutua edhe për funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së, si dhe për punën që po bëhet për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve zgjedhore, në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, sot Osmani mblodhi në takim liderët e partive politike, një javë pasi Kuvendi s’e votoi qeverinë e propozuar nga Albin Kurti.
Diskutimet, që u zhvilluan në Presidencë për mbi një orë, kishin për qëllim konsultimet për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar.
Subjektet ish-opozitare kërkuan zgjedhje të reja, Osmani tha se e ka detyrim që një proces i tillë të evitohet e në anën tjetër mandatari që dështoi, u largua pa folur.



Të tjera
Mënyra se si përqafoni thotë shumë për personalitetin tuaj
Ushqimi pas skadimit të afatit
Lirim Gashi zbulon të dhëna të papritura për Richard Grenell dhe aktivitetin e tij në Kosovë