Janë bërë 26 vjet nga krimi makabër në familjen Kastrati në Pejë, ku pesë anëtarët e kësaj familjeje, Sokol (Çelë) Kastrati, Xhafer (Çelë) Kastrati, Valdet (Sokol) Kastrati, Adrian (Xhafer) Kastrati, Alban (Xhafer) Kastrati, si dhe fqinji i tyre, Hasan (Emrush) Muratagiqi janë vrarë mizorisht nga dora makabre serbe, shkruan KosovaPost.
Përfaqësues të institucioneve, bashkë me familjarë e dashamirë të familjes Kastrati sot bënë homazhe në varrezat e qytetit të Pejës.
Të pranishëm në homazhe ishin Ministrja në detyrë e drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe përfaqësues të partive politike në vend.
Ministrja Haxhiu tha se “26 vite më pas, plaga ende nuk është shëruar. Drejtësia ende mungon por kujtesa jonë nuk tretet. Kujtimi i tyre është thirrje për drejtësi”.
Me rastin e 26-vjetorit të krimi makabër në familjen Kastrati, u çmua kontributi i kësaj familjeje për çlirimin e vendit.



Të tjera
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin