Përleshje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, policia shoqëron tre persona

Përleshje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, policia shoqëron tre persona

Një përleshje ka ndodhur sot brenda objektit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme ku pritej të diskutohej buxheti i komunës për vitin e ardhshëm.

 

Me njoftim ka dalë edhe Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se rrahja ka ndodhur në rrugën e “UÇK-së në Prishtinë ndërsa tre persona janë shoqëruar në polici.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë për RTK-në, Enis Pllana, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.