Disa nga ato të rëndat, që nga nata e mbrëmshme kanë mbetur në këtë gjendje.
E krejt kjo pasi që në këtë punishte për ndërtimin e urës së re për këmbësorët në Mitrovicë, shtrati mbi lumin Ibër të premten pati rritje të nivelit të ujit.
Jahir Dedia, kontraktues për ndërtimin e urës së dytë, tha se momentin e ardhjes në vend të ngjarjes, ka vërejtur se uji kishte depërtuar edhe te pajisjet e punës.
“Kur kom ardhë e kom gjetur të gjithë punishten, e përfshirë me ujë, duke e quar komplet materialin e punishtes ndërtimore. Fatmirësisht që këtu e kemi betonuar pllakën një ditë para, edhe nuk ka lëvizur. Por, materiali që ka qenë këtu, e ka dërguar Ibri poshtë. Dëmet janë shumë të mëdha, qindra mijëra euro. I gjithë materiali që ka qenë këtu për punë, është dëmtuar”, deklaroi Dedia.
“Pavarësisht qëllimeve të këqija kushdo që i ka në këtë drejtim se këtë e ka bërë dorë njeri, pavarësisht edhe njerëzve që kanë reaguar, sot kompetent të kësaj lamie, unë kam thënë punën vetëm Zoti mundet me na ndalë”, tha ai.
Mirëpo të kundërtën po e thonë nga ndërmarrja “Ibër Lepenci”.
Sipas kryeshefit të kësaj ndërmarrje, Faruk Mujka, niveli i ngritjes së ujit ka ndodhur pasi ka pasur rrëshqitje të ujit nga kanali i dëmtuar në Zubin Potok.
“Natyra na prodhon na jep situata të papritura një e tillë ka qenë edhe mbrëmë ku kemi pasur rrëshqitje në pjesën e dëmtuar të kanalit te Zubin Potoku. Në mënyrë që të mbrohet kanali, dhe të mos kemi një përsëritje të përafërt nga ajo e vitit të kaluar, ujin e kemi drejtuar nga lumi Ibër deri sa e kemi ndalë në digën e liqenit të vogël të Pidvoricës”, tha Mujka.
“Neve na vjen keq për dëmin që i është shkaktuar operatorit. Mirëpo thjesht duhet të treguar se nuk ka asnjë sabotim as ndonjë qëllim, është thjesht një ngjarje e cila ka ndodhur që fatmirësisht punëtorët e Ibër Lepencit e kanë evitua shpejt me dëme minimale” .
Në anën tjetër, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani në një përgjigje, ka thënë se aktualisht nuk ka elemente të veprës penale, dhe se përgjegjësia e dëmeve që janë shkaktuar i takojnë operatorit dhe ndërmarrjes së Ibër Lepencit.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin
Profesionet që bëjnë keq për zemrën