Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me shkrimet nëpër portale që e kanë përmendur mungesën e saj në protestën që u zhvillua në kryeqytet kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë.
“Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt: 82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale: 30 nga PDK, 34 nga LDK, 18 nga partitë e komuniteteve pakicë. Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar. E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje”, ka thënë ajo.
Deputetja tutje ka thënë se nuk ishte ajo familjarja e vetme e të akuzuarve në Hagë që mungoi në protestë, megjithatë, sipas saj, nga portalet u përmend vetëm emri i saj që të sulmohet Lëvizja Vetëvendosje.
Të tjera
Ukraina pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskut
Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende
Iz*raeli pretendon se su*lmi i tij që vr*au 5 gazetarë në Ga*za ishte për të “goditur kamerën”