Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një letër të hapur kryministrit në detyre, Albin Kurti, për një nga projektet më të rëndësishme të kësaj komune, Unazën e Prishtinës.
Rama ka thënë se për katër vjet, realizimi i këtij projekti ka mbetur i bllokuar në nivelin qëndror.
Rama ka thënë se Kurti gjatë fushatës ka bërë thirrje thirrje për zhbllokimin e Unazës së Prishtinës duke e pranuar rëndësinë e saj strategjike dhe kombëtare.
“Sot, pas shprehjes së qartë të vullnetit demokratik të qytetarëve të Prishtinës, ekziston edhe mandati institucional për ta çuar këtë projekt përpara pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar ndër të tjera Rama.



Të tjera
Vdes avokati i njohur nga Gjakova
Drita fiton Superkupën e Kosovës, mposht Prishtinën me përmbysje
Sulmi rus në Kiev të Ukrainës lë 1,330 ndërtesa ende pa ngrohje, thotë kryebashkiaku