Burimet qeveritare kanë njoftuar se ka pasur një “përparim” të rëndësishëm në bisedimet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian mbrëmjen e kaluar, ndërsa Kryeministri Keir Starmer pret udhëheqësit e BE-së në një samit në Londër.
Sipas burimeve, pengesat e mbetura për një marrëveshje, kryesisht lidhur me të drejtat e peshkimit, u zgjidhën rreth orës 10:30 të mbrëmjes së dielës, duke hapur rrugën për përparim të mëtejshëm.
Samiti i sotëm në Londër do të trajtojë një gamë të gjerë temash, përfshirë mbrojtjen, tregtinë, peshkimin dhe një mundësi për një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve. Downing Street e ka cilësuar këtë ngjarje si “një mundësi” për të sjellë përfitime për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.
Kryeministri britanik ka shpresë se samiti mund të rivendosë marrëdhëniet e përshkallëzuara pas Brexit-it, dhe t’i japë një shtysë të re bashkëpunimit ndërkombëtar. Megjithatë, disa politikanë të partisë konservatore e kanë quajtur këtë takim një “samit dorëzimi”, duke theksuar që marrëveshjet e mundshme me BE-në mund të kenë një ndikim të madh në politikën e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar,shkruan euronews.al.Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar 2020, dhe ky samit është një mundësi për të adresuar çështjet e mbetura që kanë ndikuar marrëdhëniet mes dy palëve.



Të tjera
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive