Idetë e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kanë zënë vend ne “Washington Reporter”.
Në një opinion të të parit të kryeqytetit për këtë media të njohur, Rama ka prezantuar idetë e tij, dhe ato se çka mund të mësojë Organizata e Kombeve të Bashkuara nga qytetet dhe qeverisja lokale, në qytete si Prishtina.
Shkrimin e tij Rama e ka shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se ky është vizioni për Prishtinën, me politika botërore, e jo mendësi bllokuese.
“Mirëmëngjesi nga Prishtina, e titujve në mediet prestigjioze botërore Sepse ky është vizioni im për kryeqytetin, si pjesë e politikave progresive botërore, jo arenë e mendësisë bllokuese. Sepse qytetarët e Prishtinës janë qytetarë të botës”, ka shkruar Përparim Rama.



Të tjera
Kjo është mosha kur bëhemi më pak aventuresk
Çajet që bëjnë zëvendësimin ideal të ujit
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Bahamas