Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se komunës “i është bllokuar buxheti” nga qeveria, duke akuzuar për “bllokadë të qëllimshme politike”, përcjell KosovaPost.
Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka reaguar duke mohuar këto akuza, dhe e ka quajtur “gënjeshtër” pretendimin se qeveria po pengon buxhetin e Prishtinës.
Murati shpjegon se problemi sipas tij është se komuna nuk e miratoi buxhetin e vitit 2025 në afatet ligjore, dhe për rrjedhojë nuk mund të përfshihet në ligjin për ndarjet buxhetore të Kosovës pa miratim në kohë.
Ai thotë që buxheti u është alokuar “sipas ndarjeve të vitit 2024”, sipas ligjit, për komuna që nuk miratojnë buxhetin me kohë.
Për shembull, Murati ka publikuar se në vitet 2022-2024 komuna e Prishtinës ka mbyllur me suficit (buxhet të pashpenzuar) të shumave të konsiderueshme.



Të tjera
20 gjëra që duhet të bëni nëse keni respekt për veten
Mësimet jetësore të cilat çdo njeri duhet t’i mësojë në vitet e veta të 20-ta
Mrekullitë e kajsive