Profesori Enver Bytyçi komentoi përplasjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq gjatë samitit në Durrës.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, dha një koment të detajuar mbi përplasjen verbale që ndodhi ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë samitit rajonal të mbajtur në Durrës.
Ai potencoi se nuk është hera e parë që Vuçiq ka qendrime konfliktuale në samitet që marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Madje, ia tha se kjo qasje e tij është më shumë për konsum të brendshëm politik brenda Serbisë, pasi kështu i konvenon “Vuçiqit manipulator”.
Krahas kësaj, Bytyçi ai mbështeti dhe përgëzoi qëndrimin e presidentes Osmani në raport me retorikë provokuese dhe ofenduese të Vuçiqit.
“Vjosa Osmani është ndër të paktët politikanë shqiptarë, së bashku me zotin Kurti e ndonjë tjetër, të cilët e kundërshtojnë retorikën e luftës dhe të konfliktit të presidentit të Serbisë. Nuk e kritikojnë këtë retorikë as Edi Rama, as opozita e Kosovës. Ndërkohë në Kosovë ka medium televizive, si Klan Kosova, të cilat lejojnë në studio e tyre që të kritikohet ashpër aleanca ushtarake midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë dhe të interpretohet si një marrëveshje kundër Serbisë. “Analistë” shqipfolës të sulmojnë, nëse ti vë në dukje faktin se Serbia historikisht ka shkaktuar luftëra dhe destabilitet në rajonin tonë. “Jo, thonë ata në studio e këtij TV, nuk është Serbia, por edhe Kroacia ajo që ka krijuar destabilitet”! Në fakt debate në Durrës u zhvillua edhe për shkak të kësaj marrëveshjeje Kosovë-Shqipëri-Kroaci, pasiqë Vuçiq e vlerësoi këtë marrëeshje si “shpallje lufte” kundër Serbisë…”.
“Mesa duket Serbia gjendet në një pozitë të vështirë. Premtimet e presidentit të saj për t’u afruar me NATO-n dhe Perendimin, e patën nervozuar Moskën dhe tani zotit Vuçiq i duhet të investohet dyfish kundër Perendimit që të rifitojë besimin e Kremlinit. Ndaj dhe në retorikën e përditshme zë vend vetëm lufta. Një luftë, e cila nuk do të ndodhë kurrë midis Serbisë dhe Kosovës, edhe sikur në Kosovë të mos ishin trupat e NATO-s. Nuk do të ndodhë, sepse në Beograd e dinë se tashmë çdoluftë me shqiptarët e kanë të humbur. Dhe serbët nuk kanë bërë e nuk bëjnë kurrë luftëra, të cilat i humbasin. Në kësi rastesh ata përpiqen të bëjnë paqe me ty. Prandaj dhe Kosova duhet të vazhdojë të përgatitet për mbrojtje, pa patur nevojë të krijojë panik me luftën. Sa më shumë të forcohet mbrojtja e Kosovës, aq më shumë zëra do të ketë në Beograd për të folur për paqe me Kosovën. Kësisoj besoj se diplomacia e Kosovës është e suksesshme, nëse vazhdojnë investimet në fushën e sigurisë e të mbrojtjes dhe nëse ruhen marrëdhëniet e mira në këtë fushë me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Turqinë”, nënvizoi Bytyçi.
Kurse, sa i përket diplomacisë, Bytyçi konsideron se Osmani po luan një rol kyç me aktivitetin e saj, derisa po tregon se është shembull në Kosovë, se si duhet të bëhet politika e jashtme.
“Ndërkaq qeveria ka në përdorim një diplomaci tjetër. Ajo ka për detyrë të shtrijë sovranitetin e plotë në të gjithë territorin e vendit. Kjo plotëson atë që quhet diplomacia e faktit të kryer. Sot veriu i Kosovës nuk është më “tokë e askujt”, nëse perifrazojmë krzeministrin e Shqipërisë. Veriu i Kosovës është integruar në sistemin politik dhe institucional të Kosovës dhe ligji atje vepron njësoj sin ë të gjithë pjsesën tjetër të territorit. Kjo është përgjigja politike dhe diplomatike që duhet të marrë Aleksandër Vuçiq në terren. Derisa ai të dorëzohet dhe të kërkojë paqe me Kosovën, me shqiptarët! Nëse shqiptarët dhe Kosova reziston, do të vijë dita që në Beograd të kthjellohen për real-politikën dhe do të kërkojnë ndjesë e paqe! Nëse në Beograd shohin se kanë sukses me investimet e tyre në politikën e mediet kosovare, atëherë zgjidhja vonohet!” – përfundoi Enver Bytyçi
Të tjera
Tani është koha e tij, hani rrush çdo ditë – Ja benefitet për trupin
Pas 9 nëntorit trajtojmë çështjet tjera, tani fokusi te fitorja
Vendimet e mëdha s’janë asnjëherë të lehta, interesi i qytetarëve mbi gjithçka