Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i është përgjigjur kërkesës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit.
Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është ai shkaktari i bllokimit të buxhetit, pasi siç theksoi ministri, buxheti për vitin 2025 duhet të votohet në Kuvend, transmeton KosovaPost.
Ndër të tjera, Murti theksoi se në të njëjtën situatë gjenden edhe Gjilani dhe Zubin Potoku.
Përparim, thuaj Lumirit bashkë me deputetët tjerë le ta votojnë buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025 në Kuvend. Kaq e thjeshtë është. Përkundër gjendjes faktike pa buxhet të miratuar në Kuvend, dhe sqarimeve shterruese tash e disa herë nga ana ime, Përparim Rama bashkë me Shkëmb Manajn edhe sot paskan vazhduar me shpifje se gjoja unë e paskam bllokuar buxhetin e Komunës së Prishtinës. Normalisht që kjo është e pavërtetë, sepse në situatë të njejtë gjenden edhe Gjilani e Zubin Potoku, komuna që njësoj sikurse Prishtina nuk kanë arritur ta miratojnë buxhetin brenda afateve ligjore”, shkroi Murati.
Tutje, lidhur me akuzat që Rama i ka bërë në drejtim të Muratit për bllokim të buxhetit, ministri paralajmëroi padi për shpifje.
“Por meqenëse sqarimet publike nuk duket se po kryejnë punë, atëherë jam i detyruar që të dorëzoj padi për shpifje ndaj Përparim Ramës, por edhe kujtdo tjetër që vazhdon të dezinformojë për gjoja vendime për bllokim të buxhetit”, ka shkruar Murati.



Të tjera
Sëmundjet lidhen me gjendjen psiqike
Kush do të startojë kundër Andorrës?
Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së