Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të Bedri Hamzës për rritjen e pagave dhe pensioneve, duke e akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se me mosvotimin e buxhetit për vitin 2026 ka rrezikuar stabilitetin financiar të vendit.
Murati në postimin në Facebook, tha se premtimet për rritje të të hyrave sociale janë të pamundura pa miratimin e buxhetit, ndërsa shprehu zhgënjimin që PDK-ja, sipas tij, po vepron njësoj si më herët pavarësisht ndryshimit të kryetarit, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Së paku tek buxheti kam pritur që PDK-ja me Bedri Hamzën në krye do të reflektonte e ta votonte, duke e ditur se ai vetë ka qenë ministër i financave dhe e din peshën e një ligji siç është buxheti.
Por ja që pavarësisht ndryshimit të emrit të kryetarit, PDK-ja nuk ndryshoi gjë në sjellje, dhe për interesa partiake është në gjendje ta sjellë shtetin buzë kolapsit financiar.



Të tjera
Përgjumja gjatë ditës mund të jetë shenjë për Alzheimer
Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil
Trump thotë se Irani dëshiron të bëjë marrëveshje me ShBA-në