Natën ndërsa flemë, temperatura e trupit zbret mjaftueshëm dhe nëse ju flini me flokë të lagur atëherë trupi juaj do t’a ketë shumë të vështirë të mbajë një temperaturë konstante. Kjo gjë mund të shkaktojë dhe dhimbje koke.
1.Akumulim bakteresh.
Kjo është një prej arsyeve prej të cilave nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagur. Për më tepër jemi në dijeni që jastëku është plot me baktere.
2.Probleme me lëkurën.
Lagështia e flokëve gjatë kohës kur ne flemë, rrit rrezikun e problemeve me lëkurën, pasi mikroorganizmat kanë ambjentin perfekt për t’u shumuar.
3.Rënia e flokëve.
Nëse shqetësohesh që të mbash flokët e tu të shëndetshëm dhe të fortë, atëherë duhet patjetër të evitosh vesin e keq për t’i larë përpara se të shkosh për të fjetur. Kjo gjë bën që flokët e tu të jenë më të dobët dhe të këputen me lehtësi.



Të tjera
Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës
Arr*estohen në flagrancë dy të dyshuar për f@jde, i kërkonin viktimës shtëpinë e lokalet në vlerë rreth 1 milion euro në emër të kamatave
Dënohet me një vjet bur*gim me kusht A.I që kër*cënoi gazetarët në Gjykatë