Dr. Ali Binzair e ka shkruar “Tao of Dating” për një grup të caktuar të njerëzve – për inteligjentët!
Si student në Harvard, pastaj si këshillues, Binzair e ka vërejtur një fenomen që është prezent mes të mençurve.
Për inteligjentët, është tejet e vështirë ta gjejnë dhe ta mbajnë një lidhje dashurie.
Ka shumë arsye se përse inteligjentët e kanë më vështirë ta gjejnë dhe ta mbajnë dashurinë.
Më poshtë i keni disa prej tyre!
Arritjet para lidhjeve
Fëmijët që konsiderohen të mençur dhe përfundojnë në universitetet më prestigjioze në botë, janë të përqendruar pas arritjeve e jo pas lidhjeve.
Kjo mund të jetë për shkak të faktit se prindërit e tyre i dëshirojnë më shumë arritjet.
Fëmijët e mençur supozohet të marrin nota të mira, të gjejnë kohë për të praktikuar piano, ta mësojnë një instrument tjetër, të shkëlqejnë në shkencë apo matematikë.
Duke u rritur të përqendruar pas arritjeve, fëmijët e tillë kanë më pak kohë të mësojnë se si t’i zhvillojnë miqësitë, gjë e cila është hapi i parë për ta gjetur dashurinë romantike, shkruan EO.
Besimi i gabuar: Arritjet janë të barabarta me dashurinë
Fatkeqësisht, personat e mençur mësojnë se arritjet janë të barabarta me dashuri dhe admirim nga kolegët e prindërit.
Ata besojnë se kjo gjë pastaj shndërrohet në takime romantike.
Së pari siguria
Ka diçka që të gjithë inteligjentët e bëjnë, e ajo gjë është mendimi.
Ata mendojnë për problemet e tashme dhe të ardhme. Ata e analizojnë çdo gjë dhe ky analizim e mendim i shpie të mendojnë për problemet e vërteta në lidhje.
Është shumë e vështirë ta shijoni kohën me një person nëse mendoni se çfarë mund të ndodh në të ardhmen.



Të tjera
Alpinisti i njohur ngjitet në një nga ndërtesat më të larta në botë, në Taipei pa litar
Shenjat që tregojnë se jeni të ndjeshëm ndaj glutenit
Paralajmërohen erëra të forta në kryeqytet, bëhet thirrje për kujdes