Personat që i kanë kaluar të 40-tat janë më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme.
Por për shumicën e femrave një tjetër problem irritues është fakti se rrudhat fillojnë “të lulëzojnë”.
Nëse doni të luftoni plakjen me çdo kusht, atëherë konsumojini sa më shpesh këto ushqime:
Karota
Karota është një ndër ushqimet më të shëndetshme dhe është gjithashtu shumë e domosdoshme. Por a e dinit se karota do ju shtojë jetën? Po, po, është shumë e vërtetë!
Një studim i bërë nga Universiteti i Glasgout zbuloi se karotenoidet, që i japin karrotave ngjyrën e tyre të ndritshme portokalli, mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.
Sardelet
Acidet yndyrore Omega-3 kanë përfitime të fuqishme, që lidhen me jetëgjatësinë, duke ndihmuar njëkohësisht në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Një ndër ‘burimet’ më të mira për t’i marrë këto komponime të mrekullueshme janë sardelet.
Çokollatë dhe një verë e mirë
Çokollata e mirë dhe vera e mirë janë dy nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, dhe për më tepër shkencëtarët së fundmi po thonë se përbërësit e çokollatës dhe verës mund të ndihmojnë që jeta juaj të zgjasë më shumë.
Ky ‘çift’ është një burim i madh i resveratrolit, një përbërës i fuqishëm që ‘zhduk’ plakjen qelizore. Për të marrë përfitimet e plota kundër plakjes sigurohuni që të konsumoni çokollatë ekstra të errët dhe verë të kuqe.



Të tjera
Këtë çaj nuk është mirë ta pini para gjumit
Këto janë arsyet që duhet të blini brokoli më shpesh
Gashi: Osmani po i thërret aktivisht deputetët