Një studim i fundit i publikuar në “Paper Worker” në Institutin Melbourne, ka zbuluar se njerëzit e moshës mbi 40 vjeç performojnë më së miri kur punojnë vetëm 3 ditë në javë. Studiuesit arritën në përfundimin se performanca njohëse e njerëzve të moshës së mesme u përmirësua ndërsa puna u rrit në 25 orë në javë.
Nga ana tjetër, performanca u ul kur puna kalonte mbi 25 orë në javë, për shkak të efekteve të lodhjes dhe stresit. Ky studim përfshiu një sërë testesh njohëse. Ai përfshinte 3 000 burra australianë dhe 3 500 gra australiane, zakonet e të cilëve u analizuan.
Studimi testoi aftësinë e pjesëmarrësve për të lexuar fjalë dhe për të recituar lista të numrave. Arsyeja, pse të punosh më shumë se 30 orë në javë është e dëmshme për trurin e njerëzve mbi 40 vjeç ndërsa duke punuar më pak orë rrit performancën, nuk është ende e qartë.



Të tjera
Merrni nga një lugë vaj kokosi çdo ditë për trup të shëndetshëm
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen