Funksioni i trurit i personave që zgjhen herët dhe atyre që flejnë vonë gjatë orëve të ditës së punës është i ndryshëm, sipas një studimi.
Hulumtuesit skanuan trurin e të dyja grupeve.
Testet – të kryera në mes 08:00 dhe 20:00 – zbuluan se personat e natës kishin më pak lidhje në rajonet e trurit të lidhura me vetëdijen.
Ata gjithashtu kishin vëmendje më të dobët, reagime më të ngadalshme dhe rritje të përgjumjes.
Studiuesit sugjeruan se bufat e natës ishin të pafavorizuara nga “kufizimet” e ditës tipike të punës.
Ata kërkuan më shumë hulumtime për të kuptuar implikimet e shëndetit të personave që rrinë zgjuar gjatë natës në punën e tyre të përditshme.



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë