Ekipet e trafikut rajonal në Prishtinë pas njoftimeve dhe denoncimeve nga qytetarët për kundërvajtjet e dokumentuara në trafik të kryer nga persona të ndryshëm, kanë ndërmarr veprime ligjore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë rrugore, përcjell KosovaPost.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ofrimin e informatave relevante që kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.
“Personat e përfshirë në rrezikimin e sigurisë rrugore, si në fotot e bashkangjitura kanë pranuar gjobat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe masa aktive ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë personave që nuk respektojnë rregullat në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e PK-së.



Të tjera
Kryeministri izraelit kërcënon Iranin me “përgjigje shumë të ashpër” në rast sulmi
Nesër bllokohet rruga në fshatin Kurshumli, QKMK me thirrje për evitim
6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin