Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bënë përurimin e shërbimeve të reja në Poliklinikën Specialistike në Podujevë.
Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e kahershme për hapjen e kësaj Poliklinike Specialistike për qytetarët e Podujevës. “Investim shumë i rëndësishëm për Podujevën, për trevën e Llapit.
Ky institucion shëndetësor tashmë është i gatshëm që të ofrojë shërbime të specializuara për qytetarët, duke shmangur nevojën për udhëtime në Prishtinë për çdo vizitë specialistike”, tha ai.
Nga sot në këtë poliklinikë do të ofrohen 15 shërbime të reja specialistike, të cilat përfshijnë: Internistike (Kardiologji, Reumatologji, Endokrinologji, Hematologji, Gastroenterologji dhe Nefrologji), Kirurgjike (Kirurgjinë Abdominale, Torakale, Urologji, Vaskulare dhe Ortopedi), Gjinekologji, Pediatri, Pulmologji, Neurologji, analiza laboratorike dhe shërbimi i radiologjisë.



Të tjera
Kosi ndihmon në luftimin e diabetit
Viti 2025 historik për karatenë kosovare
Golfi pranohet në Federatën Ndërkombëtare